Shkolla jonë festoi 28 Nëntorin , ditën e flamurit dhe pavarësisë së Shqipërisë. Gjeneratat e reja dhe shoqëria në tërësi duhet me krenari ta kultivojë dashurinë për kombin, kulturën tonë. Gëzuar!
All posts by admin
22 Nëntori , Dita e Alfabetit Shqip
22 Nëntori 1908 shënon datën e mbajtjet së Kongresit Manastirit, kur u përcaktuan shkronja e Alfabetit Shqip. Për nder të kësaj dite u organizuan aktivitete nga nxënësit e tonë. Në vazhdim ju paraqesim pamje nga aktivitetet e nxënësve të klasave 2-3 me kujdestaren Valbona Ajredini dhe klasës 1-1 me kujdetaren Semra Rramani.
Tregu shkollor
Sikurse në vitin e kaluar edhe këtë vit, në shkollën tonë u organizua akviteti “Tregu shkollor” , me ushqimet tradicionale nga ana e nxënësve. Organizimi i nxënësve u vizitua nga edhe nga prindërit e nxënësve. Në vazhdim i keni dhe pamjet nga organizimi …
Elif Osmani zuri vendin e parë në turneun ndërkombëtar në karate
Nxënësja e shkollës sonë Elif Osmani zuri vendin e parë në turneun ndërkombëtar në karate në Shkup. Kujdestari i klasës Muharrem Memedi së bashku me shoqet dhe shokët e klasës i organizuan një koktej për sukseset e arriturat.
Garat në matematikë “Kengur 2024”
Sot në shkollën tonë u mbajtën garat ndërkombëtare të matemamatikës “Kengur 2024″ , organizuar nga unioni i matematikanëve të Maqedonisë-PMZ”Armaganka”. Pjesëmarrës ishin 46 nxënës , klasat e dyta deri të pesta. I urojmë suksese nxënësve të shkollës sonë që ishin pjesëmarrës në këto gara.
Nxënësi Amar Avdiu arriti suksese në garat rajonale në Gjeografi
Nxënësi Amar Avdiu me sukses i kaloi garat komunale dhe rajonale të organizuara nga “Shoqata e Gjeografëve të RMV-së” në lëndën e gjeografisë, ku arriti këto rezultate: Gara komunale- 85/100 (vendi parë) Gara rajonale- 87/100 (vendi i katërt) Amarit në krye me mentoren e lëndës, Teuta Arifi, i dëshirojmë shumë suksese në garat shtetërore! Rezultatet…
7 Marsi-Dita e Mësuesit
Sot festohet Dita e Mësuesit, që na përkujton ditën kur më 7 mars 1887, u hap në Korçë, nën drejtimin e Pandeli Sotirit, Mësonjëtorja kombëtare shqipe. Ajo ishte shkollë me karakter kombëtar ku të gjitha mësimet jepeshin në gjuhën shqipe. Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare, si: Pandeli Sotiri, Petro Nini…
SHFK”Kultura” arriti vendin e dytë në futboll
Arsimtarët e ShFK”Kultura”-Mateç morën pjesë në garat komunale në futboll të vogël , organizuar nga Lidhja e Arsimtarëve Shqiptar “Naim Frashëri”, dhe arritën vendin e dytë. Në finalen komunale për futboll kishte si kundërshtar Gjimnazin “Ismet Jashari”-Likovë.
KUIZI I DITURISË
Sot në shkollën tonë u mbajtë Kuizi i Diturisë,në vazhdën e organizimit të garave për nder të festës “7-Marsi” nga Shoqata e Arsimtarëve Shqiptar”Naim Frashëri”. Pjesëmarrës ishin nxënësit e klasave të IX-ta. Rezultatet e arritura janë si në vijim: 1.Erjona Zendeli 2.Dea Memedi 3.Qefajete Memedi Nxënësve të lartëpërmendur ju urojmë suksese në garat komunale në…
Semafori i shëndetit
Nxënësit e klasës III-2 , me kujdestarin Orhan Idrizi kanë realizuar punë në grupe , në lidhje me temën : Semafori i shëndetit” Në vazhdim ju paraqesim foto nga aktiviteti i tyre…